Presidenti i Interit sulmohet nga tifozët pak orë para ndeshjes me Barcelonën

Presidenti i Interit sulmohet nga tifozët pak orë para ndeshjes me Barcelonën

20:44, 04/10/2022

Presidenti i Interit, Steven Zhang u përball sot me kritika nga një grup i vogël tifozësh përpara një drekë institucionale me drejtorët e Barcelonës.

Interi u detyrua të punonte me një buxhet të reduktuar pas pandemisë së koronavirusit, kështu që ata shitën disa nga yjet e tyre më të mëdhenj si Achraf Hakimi, Romelu Lukaku, Andrea Pinamonti dhe Cesare Casadei.

Tifozët janë gjithnjë e më të pakënaqur me rezultatet e këqija të skuadrës këtë sezon. Skuadra e Simone Inzaghit ka humbur pesë ndeshje nga 10 në të gjitha kompeticionet dhe presioni është i madh përpara ndeshjes sotme në Champions League me Barcelonën.

Ditën e sotme, një grup tifozësh kritikuan Zhang pasi ai mbërriti në një restorant në qendër të Milanos ku u takua me drejtorët e Barcelonës në drekën e zakonshme institucionale të organizuar nga UEFA.

Në një video të postuar nga mediat italiane, njerëzit mund të dëgjohen duke bërtitur: "Zhang shko në shtëpi".

Zhang nuk ka reaguar dhe është nisur drejt restorantit.

Raportet e fundit të mediave nga Italia sugjerojnë se Suning po kërkon një partner të mundshëm për të ndarë kostot e Interit ose një grup të interesuar për të marrë pronësinë e shumicës së klubit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco