Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Përballje titanësh në Champions League, Inter pret Barcelonën në 'Meazza'

Përballje titanësh në Champions League, Inter pret Barcelonën në 'Meazza'

20:15, 04/10/2022

Kjo është një nga supersfidat e kësaj faze të grupeve të Champions League. Në grupin C, Interi pret Barçën këtë të martë në mbrëmje. Me 3 pikë në 2 ndeshje, dy skuadrat aktualisht janë të barabarta pas Bayern Munichut dhe janë në garë për vendin e dytë në grup.

I privuar nga Brozovic dhe Lukaku, të lënduar, Inzaghi rreshton 3-5-2 me dyshen Correa-Martinez në sulm, duke lënë Dzekon në stol. Onana është në katërkëndëshin e portës, ndërsa Mkhitaryan në mesfushë dhe Darmian në krahun e djathtë. Në anën e blaugranëve, Xavi nuk devijon nga 4-3-3 e tij me Garcian-Christensen në mungesë të Araujo dhe Kounde. Pushim në fundjavë, Roberto dhe Alonso marrin korsitë mbrojtëse. Raphinha dhe Dembele do të mbështesin Lewandowski në një treshe sulmuese që premton shumë.

Formacionet zyrtare:

Inter: Onana - Skriniar, De Vrij, Bastoni - Darmian, Barella, Mkhitarian, Calhanoglu, Dimarco - Correa, Martinez

Barcelona: Ter Stegen - Roberto, Garcia, Christensen, Alonso - Pedri, Busquets, Gavi - Raphinha, Lewandowski, Dembele

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco