Është e pabesueshme ajo që i ndodhi Barcelonës: Ndryshim total nga skuadra e 2019 që u përball me Interin

Është e pabesueshme ajo që i ndodhi Barcelonës: Ndryshim total nga skuadra e 2019 që u përball me Interin

19:54, 04/10/2022

Lojtarët e Interit dhe Barcelonës përballen sonte në kuadër të javës së tretë të Ligës së Kampionëve, teksa këto dy skuadra kanë luajtur pak më pak se tre vite më parë. Shumëçka ka ndryshuar që nga ai moment.

Barcelona ka ndryshuar shumë ekipin vitet e fundit dhe në çdo merkato punon shumë si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Megjithatë, në dhjetor 2019, pakkush prisnin që skuadra që mposhti Interin 1-2 në Meazza nuk do ta shihte këtë sezon në klub.

Fakti që nga 11 lojtarët që nisën ndeshjen kundër Interit në atë natë të vitit 2019, asnjëri prej tyre nuk është më në klub tingëllon krejtësisht i pabesueshëm.

Image

Barcelona luajti me: Neto, Todibo, Umtiti, Lenglet, Rakitic, Firpo, Vidal, Wague, Alena, Perez dhe Griezmann. Asnjë nga ata lojtarë nuk është më në klub.

Ndeshja përfundoi me rezultat 102, ndonëse, siç e shihni, klubi katalanas luajti me një skuadër plotësisht të kombinuar.

Barcelona e sotme duket pakrahasueshme më e fortë se 11 lojtarët që luajtën atë natë ndaj Interit dhe nëse do të fitojnë edhe ata, mbetet për t'u parë sonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco