Haaland zbulon formulën e fillimit të tij të sukseshëm me Manchester Cityn

Haaland zbulon formulën e fillimit të tij të sukseshëm me Manchester Cityn

14:26, 04/10/2022

Erling Haaland ka nisur rrugëtimin e tij të ri në Manchester City si një raketë. 

Nëse tashmë shkëlqeu përballë Borussia Dortmundit, tani po bën të njëjtën gjë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola dhe qoftë në Premier League apo Champions League, norvegjezi vazhdon të bëjë atë që bën më së miri: të shënojë gola.

Aq sa viktima e tij e fundit kanë qenë fqinjët e tij nga Manchester United, ndaj të cilëve ai shënoi tre nga gjashtë golat e shënaur (6-3)  duke i çuar numrin e  golave që ka shënuar në 17 në 10 ndeshje që nga momenti kur mbërriti në Angli. 

Një fillim 'shkatërrues' që e vendos atë, për momentin, si një nga figurat më të spikatura të kampionatit.

 Por, sulmuesi ka edhe formulën e tij sekrete.

Pas këtij takimi, Haaland mundi të fliste me media të ndryshme, si stacioni norvegjez i Viasat, të cilit i tha, të cilit i tha se sekreti i këtij fillimi madhështor është dieta: 

“ Babai më përgatiti lazanja para tre ndeshjeve të fundit në shtëpi. Ai duhet t'ju ketë hedhur ndonjë gjë të veçantë! “ u shpreh futbollisti me shaka.

Një dietë me të cilën ai kërkon të imitojë Cristianon

Makaronat janë një nga ushqimet që futbollisti norvegjez i lejohet në dietën e tij, me të cilat kërkon të imitojë idhullin e tij, Cristiano Ronaldon. 

Një dietë që përfshin edhe pjata me pulë të gatuara pa përdorur kripë ose vaj, peshk.

Por dieta e tij ndonjëherë përfshin dhe ushqime të tilla si pica me qebap - ushqimi i tij i preferuar - pulë dhe rosa të ëmbla dhe të tharta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco