Trajner apo drejtor i ekipeve kombëtare? Zbulohen prapaskenat e FSHF-së me Luigi Di Biagio

Trajner apo drejtor i ekipeve kombëtare? Zbulohen prapaskenat e FSHF-së me Luigi Di Biagio

13:09, 04/10/2022

Edi Reja duket se i ka mbyllur llogaritë me Shqipërinë pas rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë u renditën të tretët në një grup ku Rusia ishte e përjashtuar, me Izrealin që e mbylli edicionin në vendin e parë dhe Islandën në të dytin.

Disa ditë më parë, Syri.net ka shkruar se Luigi Di Biagio është ai i cili pritet të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

FSHF dhe trajneri italian janë në bisedime për të arritur marrëveshjen, e cila duket se është mjaft e afërt.

Ndërkohë, ditën e sotme “Panorama Sport” shkruan se Di Biagio dëshiron të bëhet drejtor i ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe për këtë thonë që ka pasur kontakte ditët e fundit.

Pas lajmit të publikuar nga Syri.net mbi largimin e Edi Rejas dhe nisjes së bisedimeve për trajnerin e ri të Kombëtares , FSHF-ja doli me një deklaratë, duke mohuar zërat për negociata me Di Biaxhon si trajner.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt", shkruan FSHF.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco