Lajmi i fundit

VIDEO-E vranë, e zhveshën dhe i zhdukën dokumentet/ Si u ekzekutua recepsionisti në Dhërmi

Humbja ndaj skuadrës së Ivan Balliut i kushton stolin trajnerit spanjoll

Humbja ndaj skuadrës së Ivan Balliut i kushton stolin trajnerit spanjoll

10:28, 04/10/2022

Fransisko Rodrigez nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Elches.

Fatale për trajnerin spanjoll ishte humbja 2-1 në frymën e fundit ndaj Rajo Vallecanos, ekip ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili luajti mbrëmjen e djeshme përgjatë gjithë 90 minutëshit.

Elche nuk e ka provuar ende shijen e fitores në këtë sezon të La Liga-s, teksa në 7 ndeshje ndodhet në vendin e fundit dhe ka koleksionuar, 1 barazim dhe 6 humbje, me një golavarazh 3-18, duke qenë mbrojtja më e dobët e kampionatit.

Lajmin e shkarkimit nga detyra e trajnerit të Fransisko Rodrigez, e bëri vetë publik klubi spanjoll me anë të një komunikate në sajtin zyrtar, duke i uruar suksese në të ardhmen dhe duke e falënderuar për punën e përshkuar.

44-vjeçari mori drejtimin skuadrën e Elches më 30 nëntor të vitit 2021 dhe që nga atëherë ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke grumbulluar 12 fitore, 4 barazime dhe 17 humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco