Shënon ndaj Majorkës, Lewandowski me 8 gola në 7 ndeshje si Di Stefano dhe Vieri

Shënon ndaj Majorkës, Lewandowski me 8 gola në 7 ndeshje si Di Stefano dhe Vieri

22:08, 01/10/2022

Robert Lewandowski po shënon me të njëjtat ritme si në Gjermani dhe ka arritur tashmë të barazojë legjendat e futbollit botëror me statistikat e tij.

Në ndeshjen e sotme të Barcelonës ndaj Majorkës, ai gjeti përsëri rrugën e rrjetës dhe ky gol, e bëri atë lojtarin e parë që nga vitit i largët 1997 që shënonte 8 gola në 7 ndeshjet e para në La Liga.

Asokohe këtë shifër e kishte arritur Kristian Vieri me fanellën e Atletiko Madrid.

Kështu, Lewandowski u bë i katërti lojtar në historinë e La Liga që shënonte 8 apo më shumë gola në 7 ndeshjet e tij të para.

Këtë më parë e kishte bërë Kubala me Barcelonën në vitin 1951, Di Stefano me Real Madrid në vitin 1953 e pastaj vetëm Vieri në vitin 1997.

Tashmë është radha e Lewandowskit i cili me formën që po tregon, garanton rekorde të tjera me fanellën katalanase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco