Dy titullarë të Milanit dëmtohen në pjesën e parë ndaj Empolit, telashe para sfidës së Championsit me Chelsean

Dy titullarë të Milanit dëmtohen në pjesën e parë ndaj Empolit, telashe para sfidës së Championsit me Chelsean

21:41, 01/10/2022

Milani luan këtë javë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampioneve ndaj Chelseat, ku mund të jetë në lojë kreu i grupit dhe kualifikimi.

Por për trajnerin Pioli nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë të ndërtojë formacionin, pasi mungesat për dëmtime sa vijnë e shtohen në këto momente.

Në pjesën e parë të sfidës së Serisë A ndaj Empolit, njëri pas tjetrit lanë fushën për shkak të problemeve fizike Salemakers dhe Calabria.

I pari ishte belgu i cili shfaqi probleme muskulore dhe kërkoi menjëherë ndërrim, duke u larguar vetë nga fusha e lojës.

Më pas e kishte radhën mbrojtësi i cili u desh të shoqërohej jashtë me barelë në minutën e 39-të të sfidës, duke detyruar Piolin që të bënte zëvendësimin e dytë.

Probleme jo të vogla për teknikun i cili në këto momente ka të dëmtuar edhe Hernandez, Menja, Origi dhe Florenci, pa llogaritur këtu Ibrahimovic për të cilin duhet kohë para se të kthehet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco