Bundesliga/ Koln përmbys Dortmundin, Union Berlin thyhet në transfertën e Frankfurtit

Bundesliga/ Koln përmbys Dortmundin, Union Berlin thyhet në transfertën e Frankfurtit

18:55, 01/10/2022

Koln fiton me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Dortmund, në një sfidë shumë të luftuar nga të dyja skuadrat.

Pjesa e parë e parë u mbyll me vetëm një gol dhe ai u realizua nga Brandt në minutën e 31-të, duke i dhënë avantazhin ekipit të Dortmundit.

Ndërsa pjesa e dytë do të ndryshonte ‘fytyrat” e skuadrave, pasi në minutën e 53’ Kainz barazoi për Koln.

Në minutën e 56’ Tigges përmbysi gjithçka, ndërsa në të 71-ën ishte Ljubicic ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe realizoi golin e tretë për vendasit.

Dortmund ngushtoi diferencën në minutën e 78’ pas një autogoli të Schmitz, por në fund nuk ia doli të merrte pikë nga ky takim.

Pas raundit te tetë të Bundesliga Koln renditet në vend të 7 me 13 pikë, teksa Dortmund në vend të katërt me 15 pikë.

Union Berlin është ndalur në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt, në takimin që u mbyll me rezultatin 2-0.

Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 12’ me Gotze, ndërsa në minutën e 42’ Lindstrom dyfishoi avantazhin e Frankfurt.

Në minutën e 69’ vendasit mbetën me 10 lojtarë në fushën e lojës pas dy kartonëve të verdhë të marrë nga Kolo Muani, por edhe pse në superioritet numerik Union Berlin nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës.

Pas këtij raundi Union Berlin kryeson me 17 pikë, teksa Frankfurt ngjitet në vend të 5 me 14 pikë të grumbulluara në 8 javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco