Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Liverpooli zhgënjen me Brighton, Chelsea fiton me Brojën në fushë

Liverpooli zhgënjen me Brighton, Chelsea fiton me Brojën në fushë

18:34, 01/10/2022

Liverpooli vazhdon me formën e dobët dhe këtë e tregoi sërish në Premier Ligë, ku së fundmi mori një barazim 3-3 përballë Brigthonit brenda në “Anfield”.

Sfida nisi mirë për miqtë, të cilët gjetën dy herë rrjetën me Trosard brenda 17 minutave lojë.

Më pas të kuqtë përmbysën çdo gjë dhe ishin shumë pranë fitores së tretë në Premier Ligë këtë sezon.

Në minutën e 83-të ishte sërish Trosard ai që tundi rrjetën për Brighton dhe duke marrë një pikë shumë të rëndësishme në debutim për teknikun italian, De Zerbi.

Kështu skuadra e Klop qëndron në vendin e 9-të në Premier Ligë, me pankinën e gjermanit që ka filluar të lëkundet, ndërsa Brighton nga ana tjetër, surprizon me vendin e katërt në tabelën e renditjes.

Ndërkaq, Chelsea ka arritur të rikthehet te fitoret, duke mundur në transfertë me përmbysje Cristal Palace, me rezultatin 1-2.

Ishin Aubameyang dhe Gallager ata që përmbysën golin e Eduardos në minutën e 80-të, duke e ngjitur Chelsean në renditje me 13 pikë.

Në fushë pritej që të ishte Broja që nga minuta e parë, siç raportohej dhe nga mediat angleze, por tekniku Poter e futi shqiptarin vetëm në minutën e 75-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco