Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

E trishtë, boksieri 25 vjeçar humb jetën si pasojë e goditjeve që mori në ring

E trishtë, boksieri 25 vjeçar humb jetën si pasojë e goditjeve që mori në ring

13:29, 01/10/2022

Boksieri i peshave të lehta Luis Quinones ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, pesë ditë pasi u shtrua në spital pas humbjes me nokaut ndaj Jose Munoz në Coliseo Elis Chegwin në Barranquilla, Kolumbi. Ai ishte 25 vjeç.

Vëllai i Quinones, Leonardo Quinones konfirmoi vdekjen e tij në Facebook.

“Vëllai im i dashur, tani je me babanë tënd në qiell, të cilin e adhuroje dhe i shërbeve. Të dua vëllai im Luis Quinones, gjithmonë dhe përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Leonardo Quinones.

 

 

Dhe promotori i meçit Cuadrilatero Boxing ka folur në rrjetet sociale.

"Cuadrilatero Boxing është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Luis Quinones, një njeri i jashtëzakonshëm dhe i disiplinuar që gjithmonë ka treguar përkushtimin më të madh ndaj këtij sporti. Luis ishte i apasionuar pas boksit, aq sa u largua nga vendlindja e tij Barrancabermeja për të vazhduar karrierën e tij në Barranquilla. Idhulli i tij ishte Julio Cesar Chavez.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco