Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vendimet/ Disiplina vijon me gjobat ndaj Partizanit, e pëson edhe Lushnja

Vendimet/ Disiplina vijon me gjobat ndaj Partizanit, e pëson edhe Lushnja

11:25, 01/10/2022

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ndeshjet që u luajtën në Kupën e Shqipërisë.

Partizani dhe Lushnja janë gjobitur me nga 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjet respektive. Masa disiplinore janë marrë edhe ndja disa klubeve të tjerë në nivel grumpmoshash.

Vendimet e plota;

1. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Zyrtari i FK Tomori, Kejsi Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

3. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. Lojtari i KF Butrinti, Albi Selimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i Akademia e Futbollit U15, Emiljano Mihana, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i Akademia e Futbollit U14, Valentin Rusi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Vllaznia U14, Adis Krymbi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i SHS Pepa U14, Enis Zoto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF Laci U-14, Klaudio Stafa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i FK Dinamo U14, Andra Thanasi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Shënkollit, Sebastjan Deda, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

14. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Butrinti, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco