Talenti i Borussia M’gladbach ndërron tre kombëtare brenda një viti, në fund zgjedh të përfaqësojë...

Talenti i Borussia M’gladbach ndërron tre kombëtare brenda një viti, në fund zgjedh të përfaqësojë...

10:06, 01/10/2022

Futbollisti i ri i Borussia M'gladbach Shaban Zenku për vetëm një vit ndërroi tre kombëtare dhe në fund zgjodhi të luajë për Maqedoninë e Veriut.

Lojtari 18-vjeçar, me origjinë nga Kirçovi i Maqedonisë së Veriut, ka lindur në Gjermani, por fillimisht ka veshur fanellën e kombëtares së të vegjëlve të Kosovës, për të cilën është ftuar, por nuk ka luajtur.

Image

Jo shumë kohë më vonë, mori një ftesë nga Shqipëria dhe luajti për ekipin e të rinjve, por as kjo nuk ishte e gjitha, pasi disa ditë më parë mesfushori me tipare sulmuese debutoi me ekipin e Maqedonisë së Veriut U-19 në fitoren 3-2 kundër Qipros dhe shënoi edhe një gol nga goditja e dënimit.

"Ka qenë mirë kudo, por të luaj për Maqedoninë e Veriut ishte preferenca ime, në fund të fundit, unë jam nga Kirçovi. Kur më ftuan Kosova dhe Shqipëria, isha i lumtur, por Maqedonia e Veriut është diçka e veçantë për mua", tha lojtari i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco