Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

FOTO/ Reagojnë ‘TKZ’, deklarata e fortë e ultrasve të Kombëtares

FOTO/ Reagojnë ‘TKZ’, deklarata e fortë e ultrasve të Kombëtares

22:44, 30/09/2022

Barazimi ndaj Islandës ka sjellë një kontestim pa precedent të tifozëve ndaj përfaqësueses shqiptare të futbollit. Lojtarët pas ndeshjes iu drejtuan tribunës pas porte ku qëndrojnë zakonisht grupet e organizuara me në krye “Tifozat Kuq e Zi”. Por kanë marrë si përgjigje vërshëllima, kontestime e fanella që iu hodhën mbrapsht nga tribunat.

Një rast i paprecedent në historinë e përfaqësueses e që tregon pikën e ulët ku ka mbërritur ajo.

Një situatë e cila sipas një reagimi të “TKZ” në rrjetet sociale, do të përsëritet nëse futbollistët nuk ndryshojnë sjelljen në fushën e lojës dhe japin maksimumin për ekipin kombëtar.

Postimi i “TKZ”

Tifozat Kuq e Zi  kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë!

Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.

Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim.

Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi.

Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund të tregoni cilësitë tuaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!

Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për tu parë.

Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!

E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria nuk ka asgjë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Kuq e Zi perpjete 01/10/2022 07:37

Deklarate qe buron nga zemra me gjak shqiptari. Po per tranjeret si Bushi qe nuk aktivizon lojtare qe jane historikisht ne gjenetike shqiptare te kulluar, Reja, pianucci, Dossena, baric, madje dhe Brigel perfshire ketu dhe De Biasin qe nuk therriste Taulant Xhaken per kapricot e Italianit.

Shto koment

Denonco