Bayerni rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh, i shënon 4 gola Leverkusenit

Bayerni rikthehet te fitorja pas 4 ndeshjesh, i shënon 4 gola Leverkusenit

22:31, 30/09/2022

Bayern Munchen rikthehet pas katër javësh te fitorja në Bundesligë.

Skuadra e Julian Nagelsmann mposhti 4-0 Bayer Leverkusen dhe momentalisht është ngjitur në vendin e dytë me 15 pikë, dy më pak se kryesuesit e Unionit të Berlinit.

Goli i parë i kësaj përballjeje u realizua në minutën e tretë. Jamal Musiala dhuroi një asist për Leroy Sane dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, nuk u ndalën dhe dyfishuan rezultatin në minutën e 17-të.

Talenti Musiala mori një asist nga Thomas Muller dhe nisi festën me shokët e ekipit, duke u ngjitur në kuotën e pesë golave në Bundesliga (golashënuesi më i mirë i Bayernit në kampionat për momentin).

Musiala nuk u ndal dhe në minutën e 39’ regjistroi asistin e dytë në këtë ndeshje. 19-vjeçari dha një pasim për Sadio Mane, i cili nuk gaboi me gjuajtjen e tij, duke rigjetur golin që i mungonte prej pesë javësh.

Ylli senegalez realizoi një tjetër gol në pjesën e dytë (56’), por teknologjia VAR e anuloi për pozicion të parregullt të sulmuesit. Në fund pati festë edhe për Thomas Muller, i cili gjashtë minuta nga fundit përfitoi nga gafa e portierit Lukas Hradecky dhe vulosi suksesin me “poker” të Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco