Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

24 beteja, 24 fitore: Kurti i flet Infantinos për Skenderbeun

24 beteja, 24 fitore: Kurti i flet Infantinos për Skenderbeun

21:27, 30/09/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë në Kosovë.

Në këtë takim, Infantino ia ka dhuruar Kurtit një fanellë me numrin nëntë dhe një top futbolli, ndërkaq Kurti i ka dhuruar atij një libër për Skënderbeun, heroin e kombit shqiptar.

“Ky është heroi ynë kombëtar, Skenderbu. I ka bërë 24 beteja dhe i ka 24 fitore”, i thotë Kurti Infantinos përderisa i jep librin.

Ndërkaq, Infantini përgjigjet: “Ky është një rezultat i mirë, apo jo…”.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media njoftoi se në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Infantino erdhi në Kosovë pas një vizite në Shqipëri.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco