Formula 1/ Nis hetimi për skuderinë Red Bull, Hamilton shpreson t’i hiqet titulli Verstapenit

Formula 1/ Nis hetimi për skuderinë Red Bull, Hamilton shpreson t’i hiqet titulli Verstapenit

19:07, 30/09/2022

Duket se lajme të mira kanë ardhur më në fund për Lewis Hamilton, ndërsa e kundërta mund të thuhet për Max Verstapen dhe Red Bull.

Siç bëhet me dije së fundmi, kanë nisur hetimet ndaj skuadrës austriake, pasi ka kaluar buxhetin e lejuar në vitin 2021.

Nëse rezulton se rregulli është thyer, atëherë kjo do të çonte në ulje të pikëve që Red Bull ka grumbulluar sezonin e shkuar ose gjobë për skuderinë austriake.

Gjithashtu shpresat shtohen dhe për Ferrarin, sepse nëse kalimi i buxhetit është bërë edhe këtë sezon, atëherë mund t’i ulen dhe pikët që ka grumbulluar këtë vit, gjë që do të rihapte dhe njëherë kampionatin dhe mund të shtonte shpresat për “kokëkuqen” dhe Leclerce.

Gjithashtu nën hetim është edhe Aston Martin për të njëjtën arsye.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco