Nesta i ‘mbyll gojën’ De Ligt: Shko te Bayerni e mos u merr me fjalë!

Nesta i ‘mbyll gojën’ De Ligt: Shko te Bayerni e mos u merr me fjalë!

18:34, 30/09/2022

Mathijs De Ligt u largua nga Juventus këtë verë teksa preferoi që karrierën ta zhvilloi te Bayern Munich.

Deri në këtë pikë gjithçka është në rregull, por deklaratat e holandezit ku nënvlerësonin bardhezinjtë dhe sidomos kritikat për lojën që zhvillonin italianët, nuk kanë lënë një shije të mirë.

Madje, së fundmi, ka reaguar edhe Alessandro Nesta një nga më të mëdhenjtë e mbrojtjes, i cili thekson se De Ligt nuk duhet të flasë keq për ish-klubin e tij.

Deklaratat e De Ligt? Unë nuk do të isha marrë me fjalë, Juventusi pagoi 70 milionë euro për ta transferuar nga Ajax. E kërkuan me çdo kusht dhe e vlerësuan në maksimum, për të mos thënë pastaj që De Ligt në pjesën më të madhe të kohës ishte i dëmtuar apo me probleme fizike. Në fund kërkon të largohesh te Bayern Munich. Mirë, në rregull, por të paktën mos fol”, u shpreh Nesta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco