Erzeni pëson humbjen e parë në Superiore, thyhet nga Bylisi

Erzeni pëson humbjen e parë në Superiore, thyhet nga Bylisi

17:03, 30/09/2022

Bylisi regjistron një fitore të thellë në ndeshjen hapëse të javës së gjashtë së Abissnet Superiore, teksa mposhti Erzenin me shifrat 4-1 në stadiumin “Adush Muça”.

Shijakasit pësojnë kështu humbjen e parë si dhe golat e parë në elitë, ndërsa ishin të pafuqishëm përballë mallakastriotëve që e nisën ndeshjen në mënyrën e duhur duke zhbllokuar rezultatin në minutën e dhjetë me anë të Xhonatan Lajthisë, i cili ndëshkoi në fakt ish-ekipin e tij.

Ndërkohë, në minutën e 25-të, Kaçorri dyfishoi shifrat duke e dërguar skuadrën e qetë në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Arian Bellai nuk e ulën ritmin dhe në të 58’ gjetën golin e tretë me anë të sulmuesit Anthony Bej.

Nga ana tjetër, ballshiotët nuk mundën ta ruanin portën e paprekur pasi Enck në të 70-tën shkurtoi diferencat.

Gjithsesi, në fushë, Bylisi ishte superior dhe shënoi të katërtin në të 90-tën me anë të Souza.

Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1, teksa Bylis ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë duke zbritur në vend të tretë pikërisht Erzenin, po me 11 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco