Chelsea ka rënë dakord fshehurazi për një përforcim të madh

Chelsea ka rënë dakord fshehurazi për një përforcim të madh

15:39, 30/09/2022

Futbollisti francez Christopher Nkunku iu nënshtrua një kontrolli mjekësor fshehurazi dhe pothuajse me siguri do të bëhet lojtar i ri i Chelseat vitin e ardhshëm, raporton Fabrizio Romano.

Chelsea i dërgoi Nkunkut një ofertë për një kontratë afatgjatë që do të firmoste në vitin 2023, dhe megjithëse e publikoi këtë informacion, mirëpo sot, Romano raporton se lojtari në fjalë ka kryer edhe vizitat mjekësore.

Ai gjithashtu shtoi se Chelsea dhe Leipzig nuk kanë rënë dakord zyrtarisht se si do të paguhet ky lojtar. Thuhet se Nkunku ka një klauzolë blerjeje prej 60 milionë euro në kontratën e tij, por se klubi nga Londra po mundohet ta ulë atë çmim dhe ta marrë këtë sulmues për pak më pak para. Meqë ra fjala, vlera e Nkunkut në Transfermarkt është 80 milionë euro.

Image

Këtë sezon, Nkunku ka luajtur gjithsej 11 ndeshje për Leipzig, shtatë në Bundesligë, dy në Champions League dhe nga një në Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, duke shënuar gjithsej gjashtë gola.

Në total ka luajtur 147 ndeshje me fanellën e Leipzig-ut, duke shënuar 53 gola dhe duke dhuruar 48 asistime, ndërsa më herët në karrierë ka veshur fanellën e PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco