Katër humbje radhazi në kampionat, Laçi do kthesën e madhe kundër Kukësit

Katër humbje radhazi në kampionat, Laçi do kthesën e madhe kundër Kukësit

14:19, 30/09/2022

Ecuria e Laçit nuk ka qenë aspak e mirë dhe për këtë drejtuesit e klubit kurbinas kanë paralajmëruar lojtarët dhe stafin se presin vetëm fitoren në ndeshjen e radhës, që do të luhet të shtunën në shtëpi kundër Kukësit, në orën 15:00.

Trajneri Dejan Vukiçeviç ka besim se ekipi do të shpërthejë në këtë takim, pas ecurisë jo të mirë me katër humbje identike, 1-0. Klubi shpreson që sulmuesit e afruar në momentet e fundit të merkatos së verës:

Vasil Shkurtaj dhe Xhorxhe Ivkoviç, të tregojnë vlerat e tyre të vërteta.

Problemet fizike të tyre, duke qenë se i janë bashkuar me vonesë grupit, kanë kushtëzuar zgjedhjet e Vukiçeviçit për majën e sulmit, aty ku më së shumti është përdorur nigeriani Adeleke, i cili ka shfaqur gjithashtu formë jo të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco