Reali mendon për të ardhmen, klubi madrilen shënjestron dy yjet e Manchester City-t

Reali mendon për të ardhmen, klubi madrilen shënjestron dy yjet e Manchester City-t

11:51, 30/09/2022

Real Madridi ka shënjestruar dy lojtarë të Manchester City-t.

Cancelo dhe Haaland janë dy objektivat e radhës në merkaton e klubit madrilen.

Portugezi do të mbushë 29 vjeç verën e ardhshme dhe ka një kontartë me anglezët deri në vitin 2027.

City e vlerëson kartonin e Cancelos 65 milionë euro, por operacioni mund të mbyllet me sukses edhe për 50 milionë euro.

Ndërkohë, Halaland ka një klauzolë në kontratë, që hyn në fuqi në viti 2024 dhe sipas saj, kontrata me Cityn mund të prishet nëse në arkat e klubt vijnë 180 milionë euro.

Reali ka në dispozicion 425 milionë euro, prandaj dhe ky operacion mund të mbyllet me sukses në të ardhmen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco