Federer: Të gjithë shpresojnë për një lamtumirë përrallash, prova ime është se...

Federer: Të gjithë shpresojnë për një lamtumirë përrallash, prova ime është se...

11:17, 30/09/2022

Një nga tenistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Roger Federer, humbi të gjitha ndeshjet e tij të fundit në karrierë, por pavarësisht kësaj, ai pranoi gjithçka me buzëqeshje dhe tha se fundi i tij i pasuksesshëm, pra lamtumira e tij nga përralla, ishte ende perfekte.

Ai ka deklaruar në profilin e tij në Instagram se është i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar gjithçka, por ka deklaruar se fundi i tij në aspektin e rezultateve nuk ka qenë aq i suksesshëm sa ndoshta ka dashur.

"Ne të gjithë shpresojmë për një lamtumirë përrallash. Ja si shkoi e imja:

- Kam humbur ndeshjen e fundit në karrierën time

- Kam humbur ndeshjen e fundit në dyshe

- Kam humbur ndeshjen e fundit të ekipit

- Kam humbur zërin gjatë javës së fundit

- Kam humbur punën

Megjithatë, lamtumira ime nuk mund të ishte më e përsosur dhe unë jam i kënaqur me mënyrën se si shkoi gjithçka. Pra, mos mendoni shumë për fundin perfekt, ai gjithmonë do të jetë perfekt në mënyrën e vet”, ka shkruar Federer.

Zvicerani fitoi 20 tituj Grand Slam dhe përfundoi si lojtari numër një në botë për gjashtë vjet. Para tij janë Rafa Nadal me 22 tituj Grand Slam dhe Novak Gjokoviç, i cili ka 21. Në total ka fituar 103 turne ATP, që është më shumë se Nadal dhe Gjokoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco