Lajmi i fundit

LIVE-SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos: Viti 2022

Conte acarohet me gazetarët: Boll më pyetët për Juven, është mungesë respekti

Conte acarohet me gazetarët: Boll më pyetët për Juven, është mungesë respekti

10:21, 30/09/2022

Antonio Conten shihet si pasuesi i mundshëm i Max Allegrit, por ky diskutim nuk i pëlqen aspak trajnerit të Tottenham, ku i ka quajtur mungesë respekti ndaj Allegrit dhe ndaj tij

“Është e pabesueshme. Këto diskutime në këtë periudhë më duken mungesë respekti ndaj Allegrit, por dhe ndaj meje pasi jam në kontratë me Tottenham. Sapo kemi nisur sezonin dhe i jam përgjigjur në më shumë se një herë kësaj pyetje, e kam thënë gjithnjë se ndihem mirë këtu dhe po e shijoj këtë eksperiencë”, u shpreh Conte duke i kërkuar gazetarëve të mos e pyesin më mbi këtë temë.

Përveç Juve, Conte nuk ka drejtuar asnjë herë më shume se dy vite një klub, por këtë mund ta bëjë ketë herë më Tottenham nëse gjerat shkojnë sipas parashikimeve, fundja është nën kontratë.

“Gjelat” e tij përballen me Arsenal këtë fundjave në derbin e londinez, një shans i artë për të marrë kreun, për momentin Tottenham ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 17-të pikëve, një më pak se Arsenali kryesues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco