Lajmi i fundit

LIVE-SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos: Viti 2022

DEBATI I MUAJIT/ Ylli: Bastet t’i kontrollojë shteti, 400 mln ikin në Singapor! Ta harrojë Olsi Rama të përfshihet!

DEBATI I MUAJIT/ Ylli: Bastet t’i kontrollojë shteti, 400 mln ikin në Singapor! Ta harrojë Olsi Rama të përfshihet!

09:46, 30/09/2022

Intervista që rrëmbeu më shumë vëmendje këtë muaj në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV ishte ajo e datës 7 shtator me z. Fidel Ylli, Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar, i cili po mbron energjikisht, nevojën për legalizimin e basteve online në Shqipëri.

Fidel Ylli argumentoi me forcë pse milionat e basteve online të shqiptarëve duhen njohur dhe kontrolluar ligjërisht: “Mos t’i marrë Malajzia dhe Singapori! – theksoi disa herë ai. - Një miliardë e gjysmë luhen sot dhe 400 milionë euro shkojnë në Malajzi e Singapor ndaj unë u bëj thirrje: Si ikin këto para nga Shqipëria?!”

Intervista kaloi në debat kur moderatori Flavio Qarri e pyeti z. Ylli a mos fshihej diçka tjetër pas gatishmërisë së Kryeministrit Edi Rama për t’i rihapur bastet online pikërisht tani, a mos ndoshta "u zhdukën" ata që i kontrollonin dhe iu hap rruga një kompanie të re si “Bast Arena”, ku thuhet se është përfshirë Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit?!

Intervistën me z. Ylli e nxehu prania e dy të ftuarëve të tjerë, e z. Henri Telharaj dhe e z. Klodian Muço, që në disa raste e bënë Presidentin e KOKSH të reagonte me forcë.

Përderisa vendimi i Qeverisë po endet në pezull, le t’i rikthemi debat-intervistës së muajit me z. Fidel Ylli, marrë vetëm një javë pas takimit befasues të Edi Ramës me presidentët e federatëve sportive, që sugjerojnë rihapjen e basteve sportive online të kontrolluar nga shteti.

Me z. Fidel Ylli, një nga “flamurtarët” e rikthimit të basteve, të legalizimit dhe transparencës së tyre

Flavio: Z. Ylli, kam një kuriozitet. Pse në ditën që ne do të lartësonim dhe të festonim për Luiza Gegën, u fol për bastet?

Fidel Ylli: Unë kam dy vjet që e kam ngritur këtë problemin e basteve, pasi bastet u bë mirë që u mbyllën për mënyrën sesi degjeneroi gjithçka. Ishte e pafalshme qëposhtë çdo pallati, poshtëçdo institucioni, kishe 10-15 deri 20 lokale bastesh dhe t’i ishe i detyruar të hyje dhe për kuriozitet për t’i parë. Dhe ne themi dakord që u mbyllën e u bëmirë. Tani, a e dini se sa luhet?!

Luhet më shumë se ç’ka qenë luajtur mëparë, veçse tani luhet online, që i kanë kapur grupet e errëta; 400 milionë euro ikin jashtë Shqipërisë çdo vit, në Malajzi dhe në Singapor; shteti nuk kontrollon as fëmijët që luajnë nën moshën 18 vjeç dhe as ata që luajnë me shuma mbi 20 dhe 30 milionë euro në javë.

Unë bëj një pyetje tani: ku i gjejnë këto para?! Shkon dot në bankë ti që të futësh dhjetë mijë dollarë?! Nuk shkon dot pa i çuar burimin se ku i gjete këto para. Këtë themi dhe ne, qëkyështë një monopol i shtetit në të gjithë botën dhe në pjesën më të madhe të Europës. Unë kam këtu statistika, që një vend si Suedia – shikoje sa e ke shumën,merr 810 milionë euro në vit! Suedia merr nga kompanite e basteve online! Dhe unë bëj një pyetje: Suedia nuk ka para t’i japë sportit që i bën këto?! Ose Franca. Ose Gjermania. Ose Italia.

Flavio: Po ka një paradoks ama.

Fidel Ylli: Ku është paradoksi?!

Flavio: Ka një paradoks, z. Ylli, të paktën në këndvështrimin e një naivi si puna ime, se kompanitë e basteve ishin. A nuk mund të liberalizohej ai treg apo të kontrollohej ai treg, me ata njerëz, me atë staf, duke ndërvepruar me ato kompani që ishin? Dikush mund të thotë se “i zhdukët, u pastrua tregu”, disa mund të mendojnë madje që u vra një nga lojtarët kryesorë të industrisë së basteve dhe tanimë çuditërisht del në skenë një kompani që ka kohë që po përgatitet ...

Fidel Ylli: Kompani?!

Flavio: “Bast Arena” për shembull, ku është përfolur se është i përfshirë edhe vëllai i Kryeministrit.

Fidel Ylli: Ështëhera e parë që e dëgjoj, por kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie se po nuk pati transparencë, kjo nuk do të ketë vlerë.

Flavio: Do të shkojmë njesoj te të njejta pika llotosh!

Fidel Ylli: Ta harrojë …ta harrojë vëllai i Kryeministrit apo vëllai i ndonjë tjetri, që mund të jetë. Kjo do të bëhet me kompani serioze botërore qoftë edhe shqiptare, që merren me këtë punë. Kjo nuk është e thënë që hodhëm ne ide dhe do ta marrë Fidel Ylli, ti apo dikush tjetër. Kyështë monopol i Qeverisë në të gjithë botën.

Flavio: Po pse në botë me monopol qeverie dhe te ne me kompani private, ndërkombëtare ose shqiptare?

Fidel Ylli: Qeveritë e kanë të gjitha si monopol, por qeveritë nuk e bëjnë vetë. Ia japin dikujt që bën serverin dhe merr ato të ardhura ai për mënyrën që bën punën - kurse paratë i merr shteti. Në Finlandë, për shembull, paratë e kompanive të basteve i merr shteti dhe ia jep njerëzve në nevojë, që janë me të ardhura minimale.

Flavio: Është gjithashtu e çuditshme që hapësira e basteve i dedikohet përgjithësisht një sporti si futbolli; nuk është se njerëzit do të venë bast nëse Luiza Gega e kalon apo jo 90-minutëshin.

Fidel Ylli: Nuk është e thënë. Luhet më shumë futboll

Flavio: Përtej humorit, pse Presidenti i KOKSH-it përfshihet tek kjo iniciativë, ndërkohë që Presidenti i FSHF-së duket sikur ka qëndruar në heshtje dhe pranoi fatin e “Fundit të marrëzisë”?

Fidel Ylli: Edhe njëherë… Në qoftë se Presidenti i Federatës së Futbollit ka qëndruar në heshtje, ka disa muaj që i është bashkuar edhe ai nismës sonë pasi kjo është një kërkesë jo thjesht e Presidentit të Komitetit Olimpik, por është një kërkesë e 45 federatave që kanë bërë një takim dhe falë Zotit, mbas 6 muajsh, Kryeministri u kujtua t’i presë. Kemi 6 muaj ne që e kemi bërë peticionin dhe themi: Po luhet në të zezë, më shumë se ç’është luajtur! Miliarda dollarë! Pastrimi i parave nuk di ku shkojnë këto para! Fëmijët nën 18 vjeç mund të luajnë dhe prindërit s’i kontrollojnë dot. Dhe këto janë fenomene që kanë ndodhur në të gjithë botën.

Flavio: Po si do t’i kontrollojë prindi, një fëmijë, edhe nëse do të jetë monopol apo do ta keni ju?

Fidel Ylli: Se nuk luan dot një fëmijë nën moshën 18 vjeç, do të luhet me kartë identiteti. Do të jetë transparente.

Flavio: Karta ID falso online është gjëja më e lehtë në botë.

Fidel Ylli: Rrotën nuk e kemi shpikur ne. Rrotën e ka shpikur bota përpara nesh! Këto janë fenomene që nuk ndodhin në Shqipëri. Këto janë në të gjithë botën. Kë do, çfarë ligjesh do ti, se i kam unë të gjitha ligjet europiane? (Hap dosjen). Pse Italia e ka?!Pavarësisht se i jep Komitetit Olimpik për sportin në Itali, 500 milionë euro, i jep edhe 35% nga kompanitë e basteve!- Po Franca pse e ka?! Po Gjermania?! Po Hollanda, po Suedia, po Finlanda, po Greqia?!Të gjitha vendet e kanë, ne s’e kemi! Kaq vend i pasur jemi ne që t’i kërkojmë lëmoshë, Buxhetit të shtetit çdo vit, t’i themi “aman na jep ndonjë lek, se doli Luiza këtu, doli Brikeni këtu”?!

Flavio: S’keni pse luteni përderisa ka ligj.

Fidel Ylli: Këto janë para që luhen,luhen se ka ligje europiane.

Flavio: Po nuk ka sens që ju t’i kërkoni

Fidel Ylli:  Ju doni të bëni politikë!Bëjeni!

Flavio: Po s’po bëjmë politikë!

Fidel Ylli: Është politikë kjo që bëni, që shkoni paragjykoni pa filluar “është kompania, është përzgjedhur!!!” Unë e kuptoj që gazetarët të investigojnë, kanë gjithë të drejtën, por kjo sapo ka filluar dhe jemi ulur për t’ thënë njëherë qeverisë, “ore na prit! Na jep argumente pse do apo pse nuk do”sepse ne i kemi të gjitha argumentet e të gjithë botës që paratëqë bëhet sporti, t’i marrë sporti, mos t’i marrë krimi! Mos t’i marrë rruga!Mos t’i marrë Malajzia dhe Singapori!Një miliardë e gjysmë luhen sot dhe 400 milionë euro shkojnë në Singapor. Dhe unë i bëj thirrje: Si ikin këto para nga Shqipëria?!

Flavio: Pikërisht këtu doja të të pyesja, z. Ylli. Pa bërë politikë.

Fidel Ylli: S’i ka mbyllur Italia këto, ndonjë…

Fidel Ylli: A nuk do të kishte qënë më e udhës, në një kohë kur i kishim këto kompani bastesh…

Fidel Ylli: Po jo, s’i kishim kështu. Por jo, nuk i duam në sallone të rrinë njerëzit parazitë.

Flavio: Po si do tëjetë?

Fidel Ylli: I duam online në celular! Dhe ti ke numrin e telefonit. Numri i telefonit ka një ID kur e merr dhe kontrollohet. Ka mënyra për ta kontrolluar dhe për të bërë ca ligje të tjera të mira që nëse kapesh, do të të rriten pastaj… Sepse e di ti  që dënohen mbi 400-500 vetë në vit se luajnë?! Është një ves që luajnë. Suedia e ka kështu: sa e ke rrogë minimale ti? P.sh, 2500 euro në muaj. Ti nuk ke të drejtë të luash më shumë se 500 euro në muaj sepse ti nuk mund të prishësh familjen. Ti duhet të deklarosh ku i gjen këto para.

Flavio: Absolutisht që po! Dhe ne jemi një vend si Suedia (qesh)

Fidel Ylli: Ligjet i kanë bërë ata dhe mund t’i implementojmë dhe ne, se ti je një vend që do të hysh në Europë.

Flavio: Z. Ylli, nuk do të doja kurrsesi t’ju kundërshtoja, por ne e kemi çdo ligj si në Europë dhe asnjëri nuk implementohet si në Europë. Si do ta bëjmëte bastet këtë gjë?

Fidel Ylli: Ne themi se do ta bëjmë këtë gjë siç e kanë bërë shtetet më të civilizuara se ne, që kanë buxhete galopante përsa i përket sportit dhe kjo ndodhi në Itali. Italia në vitet ’80 i mbylli bastet. I mbylli fare siç i mbyllëm ne. I mori mafia në dorë!!!

Flavio: Ok. Patën luftën e mafies…

Fidel Ylli: Dhe i mori shteti përsëri! I kontrollon shteti! Dhe ti thua pse të shkoj në të zezë?! Unë shkoj e luaj atje ku është e ligjshme dhe po fitova dy lekë, e kam të deklaruar dhe e fus në bankë.

Flavio: E do të shpëtojnë dhe prokurorët me atë rast.

Fidel Ylli: Sot luhet me 20 dhe 30 milionë euro në javë!

(Futet në debat i ftuari Henri Telharaj, i cili thotë se duhet mbrojtur konsumatori, shëndeti publik në këtë lëvizje pro-basteve)

Ndërhyn Fidel Ylli: Po si ështëshëndeti i qytetarëve italianë, mund të ma shpjegosh?! Pra, qeveria italiane nuk ka dëshirë që qytetarët e vet t’i ruajë!!! As qeveria suedeze!!! As qeveria finlandeze!!! As qeveria amerikane!!!Janë të gjitë “të marrë” që i lejojnë online, por me kontroll, kurse këtu ne, këtu luhet sot në të zezë dhe ty nuk të shqetëson fakti që sot luhet më shumë se ç’është luajtur më parë; ikin 500 milionë euro nga Shqipëria në Malajzi e Singapor në rrugë të ndryshme dhe nuk të shqetëson ky fakt, por të shqetëson fakti se duhet ruajtur…Unë jam për ruajtjen e shëndetit dhe prandaj ne kemi marrë një projekt të ekipeve sportive në shkollë që të fusim sportin në shkollë dhe ne themi që Qeveria duhet të japë buxhete shumë herë më të larta se ç’jep për sportin, për shëndetin e fëmijëve, por a luhen sot baste?Kyështë fakti!

Shëndeti i qytetarëveështë që fëmijën tënd të mos e lësh të luajë deri në moshën 18 vjeç. Sot luajnë edhe 13 vjeç dhe s’i kontrollon dot as familja, as shteti, as njeri dhe ne themi: Vër standarte dhe vër rregulla se kyështë një ves!

Edhe duhani është një gjë që e dëmton shëndetin. E ke parë paketën e duhanit çfarë thotë? “Duhani vret”! Po pse e lejon Qeveria, duhanin të futet?! Se mbush buxhetin e saj. Se është një ves, që do ta pinë njerëzit në çdo lloj forme, por rrit akcizën, rrit numrin e paketave të cigareve, mos e lejo nëpër ambiente publike dhe njerëzit do të bien ta bëjnë. A i mban mend ambasadata se si ishin kur njerëzit shkonin për të marrë viza dhe nuk ktheheshin më?! Në momentin që qeveria e z. Berisha i liberalizoi vizat, ti thua: Unë kam dy lekë, do tëiki në Itali. Po s’pata, s’do të iki! Edhe kjo, sa më e shtrënguar të jetë, më shumë do të luajnë njerëzit. Po unë them: ta kontrollojë shteti. Mos të lejojë fëmijë. Mos të lejojë të luajë me shuma 20 - 30 milionë.

(Henri Telharaj ngul këmbë në mbrojtjen e shëndetit publik nga varësia prej basteve online)

Fidel Ylli: Ore zotëri, të kam një tufë me dosje këtu dhe merri ligjet europiane, merri e lexoji. S’i ke, se po t’i kesh nuk flet kështu. I ke ligjet europiane të gjitha si e kanë ligjin. Po dezinformon, mor zotëri. Unë nuk po them hajde ta shpikim ne një gjë shqiptare se duam ne. Ky është një fakt! Njerëzit po luajnë me shuma të mëdha. Hajde t’i kontrollojmë ku shkojnë këto para të zeza që luajnë këta me 20 milionë! Kjo është detyra jonë, të ruajmë fëmijët dhe shëndetin e tyre.

Unë kam nja dy vjet e gjysmë, që kur kam qënë deputet që kam thënë “këto s’i mbylli Enver Hoxha, do t’i mbylli Edi Rama”! S’i mbylli dot! Në mes të pazarit, tek Pallati i Kulturës, që të fuste në varr Enver Hoxha, atje luhej! Se është një ves që duhet kontrolluar! Ta kontrollojë shteti! T’i shohë me kartë identiteti, fytyrat, kush luajnë!

Politikë! Gjithçka politikë! Këtë e kemi kërkuar ne, s’e ka kërkuar Edi Rama!

Edi Rama shyqyr që u bë, u bë tani para dy javësh, që na priti pas gjashtë muajsh që e pret sporti, duke i bërë thirrje publike “na jep një argument pse je kundër apo pse nuk je, na thuaj të vërtetën sepse sportistët janë ambasadorët më tëmirw; luhet sport dhe t’i marrë sporti ato para, mos t’i marrin gangsterrët! Mos t’i marrë rruga. Kyështë kontrolli!

Hiq duhanin ti! Në qoftë se ti vuan për fëmijët që pinë paketat e cigareve, thuaji Qeverisë ta ndalojë duhanin, siçe ndaloi Amerika dhe e mori mafia, Al Kapone, të gjithë alkolin. Ndalo duhanin, ndalo alkolin, ndaloji të gjitha.

Shko e shihe kazionë, e ke në mes të Tiranës, shko ndaloje! Po pra, luajnë dhe makineta. Ne themi “jo makineta, jo bingo, jo salla bastesh” siç kanë qenë të rrijë rinia parazite, por me 1 dollar nuk më ndalon dot mua, as një qytetari europian të vijë këtu dhe të luajë, si ai në Amerikë që me dy dollarë vajti në një karburant dhe mori 750 milionë. Janë forma, i ka bërë bota e qytetëruar.

Flavio: Ky mekanizëm e rrit në fakt varësinë nga bixhozi.

Fideo Ylli: E ke Telebingon sot, luhet nëpër televizione gjithë ditën. Çfarëështë bingo?! Mos më ngatërro shëndetin me këto. Ne po themi si ta rregullojmë këtë gjë që këto para të mos na ikin jashtë shtetit. Këto para të mos i marrë krimi. Këto para të mos i luajnë fëmijët nën moshë. Kyështë thelbi i çështjes.

Flavio: Z. Ylli, e para filloi me mbyllje e hashashit dhe pastaj u bë monopol shteti edhe hashashi, nga grupe të lidhura me shtetin. Çështja është se ai që luan bixhoz…

Fidel Ylli: Vazhdo bëj politikë edhe ti. Në rregull fare. Po hajde, vazhdo, kemi ardhur të bëjmë debat për sportin. Keni argumente ta bëni Edi Ramën çfarë të doni, jo te sporti. Është nismë e jona. Nuk është nismë e Qeverisë. Jemi të shqetësuar se kemi një vit që i kërkojmë dhe s’na e var njeri. Kot tani! Muhabete koti! Gjithë ligjet europiane…Si do t’i thuash qytetarit suedez ti kur të vijë këtu?! Nuk ke të drejtë të luash ti se në Suedi luaj, në Itali luaj, në Shqipëri jo! Po si do të hysh në Europë ti?! Se do t’i njesosh ligjet shqiptare me ligjet europiane.

Bëmë ligjin e sportit ne dhe morëm një slloven që e kishte futur Slloveninë në Europë dhe ai tha: Me këtë ligj sporti që keni ju, s’hyni dot në Europë se Europa ka disa rregulla. Duhet të kesh minimale tre orë edukimi fizik në javë. Polonia i ka nëntë. Ne kishim një orë dhe atë e bënte mësuesi i matematikës. Fakultative. Nëse ti do të shkosh në Europë, do t’i pranosh ca rregulla, të mira apo të këqia.

Unë nuk them se bastet janë të mira. Por them: po i luajnë në të zezë; I kanë disa shtete kryesore po them të gjitha shtete europiane – ato t’i marrë sporti që të mos t’i kërkojmë lëmoshë, Qeverisë.

(Eksperti i ekonomisë Klodian Muço që shpjegon në qëndron tani, monopolizimi i shtetit, kontrolli i  pikave të basteve, flet ndër të tjera për “mbretin e basteve”, krimin dhe thotë ndër të tjera se z. Ylli duhet t’i deklarojë në gjykatë ato shifrat që përmendi, 400 milionë apo 1 miliardë e gjysmë, duhet t’i deklarojë në gjykatë apo polici )

Fidel Ylli replikon: Jo jo, të shkosh ti në gjykatë t’i deklarosh. Këto janë të dhëna që kanë dalë nga të gjitha statistikat nga ata që janëmarë  ndër vite, që kanë qënëaxhensira. Agjencia që ishtepranë Kryeminstrit dhe tha shuma se saështë luajtur ndër vite, s’e kam thënë unë. Këto janë shifra të marra. Dhe kjo duhet të shqetësojë edhe ty, mos më thuaj mua gjykatën. Se është botë e errët shumë. Dhe t’i kontrollojë shteti të gjithë mafiozët që luajnë me shumë të mëdha. Ju dilni tani dhe më bëni “priftin” këtu. Dilni e shqetësohuni se luajnë fëmijët tuaj 13 vjet e s’i kontrolloni dot. Këtë them unë, t’i kontrollojë shteti me transparencë.

(Vazhdon përplasja Muçi –Ylli për fitimet në të zezë nga bastet)

Fidel Ylli: Më jep shifrat e shtetit, se s’i di unë shifrat e shtetit. Një miliardë e gjysmë qarkullojnë! Dhe ikin, luajnë tek Sopi, tek Sopi atje në Malajzi dhe në Singapor.

Klodian Muço: Po shko denoncoji ti, pse nuk shkon?!

Fidel Ylli: Unë i kam denoncuar publikisht dhe kam thënë që zoti Kryeministër, ose hapini, ose unë dyshoj që i keni ju dhe i keni lënë! Më denoncim të hapur nuk ka se ç’kam bërë unë! Dakort?! Dhe kam dyshuar që pse s’na presin sepse duhet t’i kenë vetë atëherë dhe i lënë në të zezë. Po padyshim. I bie kujtdo unë kur të jetë puna për të treguar të drejtën!/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco