Fundi i një epoke po afron: Reali mund të mos i ofrojë Luca Modric një kontratë të re

Fundi i një epoke po afron: Reali mund të mos i ofrojë Luca Modric një kontratë të re

10:00, 30/09/2022

Epoka e futbollistit kroat Luka Modric te Real mund të përfundojë pasi nuk është e sigurt nëse klubi madrilen do t'i ofrojë atij një kontratë të re, sipas spanjolles “AS”.

Modric, së bashku me Toni Kross, mbetën te Real si pjesë e mesfushës legjendare që Casemiro la në fillim të kësaj vere kur u transferua te Manchester United.

Ndërkohë, AS është marrë me situatën në ekipin e parë të Realit, kështu që kanë arritur në përfundimin se në harkun e dy sezoneve do t'u përfundojnë kontratat plot 11 nga 25 lojtarëve të Realit.

 “Në fund të këtij sezoni do t'u mbarojnë kontratat shtatë lojtarëve dhe në fund të sezonit të ardhshëm katër të tjerë. Megjithatë, situata e secilit prej tyre është krejt ndryshe, edhe në mesin e atyre që janë në këtë listë që janë lojtarë thelbësorë shtyllat e skuadrës si Benzema, i cili në më pak se dy muaj mbush 35 vjeç, pastaj Kroos, i cili pas tre muajsh do të mbush 33 vjeç dhe Modric, i cili festoi ditëlindjen e tij të 37-të në fillim të muajit. Të tre kanë kontrata që përfundojnë në verë, por ata kanë fituar të drejtën që praktikisht të vendosin vetë, me marrëveshje me klubin se sa do të luajnë për Realin apo të vazhdojnë kontratat me klubin. Megjithatë, Modric është i panjohuri më i madh në mesin e tyre dhe do të duhet të presin deri në fund të sezonit për të parë nëse Reali do t'i ofrojë atij një kontratë të re. Nga ana tjetër, Kroos dhe Benzema praktikisht e kanë të garantuar rinovimin", shkruan AS.

Politika e klubit të Realit është që nëse u ofron kontrata të reja lojtarëve që janë mbi 30 vjeç, këtë e bën vetëm duke e zgjatur bashkëpunimin me ta për një vit.

Kujtojmë, Modriç nënshkroi dy herë në dy vitet e fundit, dhe AS tani dyshon se Reali do t'ia rinovojë kontratën për herë të tretë në tre vjet, sepse në shtator të vitit të ardhshëm do të jetë 38 vjeç.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco