'Para ndeshjeve e bëj gjumin e qetë', Bonucci: Vetëm në një rast ndodhi e kundërta!

'Para ndeshjeve e bëj gjumin e qetë', Bonucci: Vetëm në një rast ndodhi e kundërta!

09:47, 30/09/2022

Futbollistët janë të mësuar me emocionet që dhuron një ndeshje futbolli, megjithatë ka edhe nga ata të cilët e përjetojnë shumë një sfidë ndërsa e kanë pohuar se hasin edhe në vështirësi me gjumin natën para se të luajnë një përballje vendimtare. Megjithatë, nuk është ky rasti i Leonardo Bonuccit i cili thekson se nuk e ka këtë problem edhe pse në fakt e ka përjetuar një situatë të tillë vetëm në rastin e finales së Europianit të vitit 2012.

“Të jem i sinqertëm gjithnjë e bëj gjumin të qetë para një ndeshje. E vetmja herë që mbaj mend të kem fjetur keq ishte nata para finales së Europianit të vitit 2012, ishte finalja ime e parë në një kompeticion madhor.

E vuajta shumë sepse e mendoja atë ndeshje shumë ne mendjen time dhe nisa ta luaja para se të zbrisja në fushë, ishte një adrenalinë e tepruar. Por, unë këmbungul gjithnjë se mund të përmirësohesh edhe nga gabimet dhe atë gafë nuk e kam përsëritur kurrë. Tashmë, para një finale fle i qetë për shtatë apo tetë orë”, theksoi Bonuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco