U rënditën të fundit në Ligën e Kombeve, Federata zyrtarizon 'divorcin' me trajnerin

U rënditën të fundit në Ligën e Kombeve, Federata zyrtarizon 'divorcin' me trajnerin

09:38, 30/09/2022

Vetëm 3 pikë dhe vendi i fundit në Ligën e Kombeve, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Armenisë, Joakin Kaparos. Mësohet se ai nuk do të jetë më trajner i kombëtares armene, teksa lajmi është bërë publik nga vetë Federata nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Kujtojmë që Armenia ishte në Ligën B, në grup me Skocinë, Ukrainën dhe Irlandën, duke u pozicionuar në vendin e katërt, vend ky që e dërgon në Ligën C edicionin e ardhshëm.

Në pozita të ngjashme për sa i përket ecurisë në Ligën e Kombeve, është dhe Edi Reja, teksa fati i tij në lidhje me të ardhmen, pritet të zbulohet në ditët në vijim…

NJOFTIMI I FEDERATËS ARMENE TË FUTBOLLIT:

“Federata Armene e Futbollit dhe trajneri i kombëtares armene, Joaquin Caparros, ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje të përbashkët. Trajneri spanjoll nuk do të drejtojë më kombëtaren armene.

Më 28 shtator, Presidenti i FFA Armen Melikbekyan u takua me Joaquin Caparros dhe diskutoi performancën e kombëtares armene këtë vit. Gjatë takimit u arrit marrëveshja e ndërsjellë që bashkëpunimi të mos vazhdojë.

Gjatë takimit, Armen Melikbekyan e falënderoi për punën e tij, që ka qenë në krah të kombëtares në ditët e vështira për Armeninë, për shfaqjen e cilësive më të mira njerëzore dhe profesionalizmit të lartë në punë.

Drejtuesit e Federatës Armene të Futbollit, stafi që ka punuar së bashku me Joaquin Kaparos, i shprehin edhe një herë mirënjohjen e thellë trajnerit spanjoll për punën e tij dhe i urojnë suksese të reja në karrierën e tij të ardhshme.

Faleminderit!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco