Superiore/ Sot nis java e gjashtë e kampionatit, spikat dueli Teuta-Vllaznia

Superiore/ Sot nis java e gjashtë e kampionatit, spikat dueli Teuta-Vllaznia

09:00, 30/09/2022

Sot, Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së gjashtë me dy ndeshje.

Në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça”, do të luhet sfida Bylis-Erzeni.

Ballshiotët e Arian Bellait vijnë pas dy rezultateve pozitive dhe do të tentojnë tre pikëshin sot në shtëpi, ndërsa shijakasit e Xhevahir Kapllanit aktualisht janë surpriza e sezonit, teksa nuk kanë pësuar asnjë humbje dhe asnjë gol, ku do të kërkojnë një rezultat tjetër pozitiv në këtë edicion të Superiores.

Në orën 17:45, në stadiumin “Niko Dovana”, do të zhvillohet takimi Teuta-Vllaznia.

Durrsakët në këto 5 ndeshje në kampionat nuk e kanë provuar ende shijen e fitores, teksa do të synojnë tre pikët e para përpara publikut të tyre.

Shkodranët e Mirel Josës do të kërkojnë suksesin e dytë radhazi pas asaj ndaj Kastriotit, sfidën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco