Nder i rrallë për Marash Kumbullën, shkon në Vatikan si Ambasadori i Romës

Nder i rrallë për Marash Kumbullën, shkon në Vatikan si Ambasadori i Romës

17:00, 29/09/2022

Dita e sotme ka qenë shumë e veçantë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla.

Futbollisti i cili sapo është kthyer nga një dëmtim disa javor i cili nuk e lejoi të ishte pjesë e përfaqësueses kuqezi për ndeshjet e shtatorit, sot ka qenë në një vizitë të veçantë në Vatikan.

Kumbulla ishte ambasadori i skuadrës së Romës në prezantimin që do të bëhet në Selinë e Shenjtë të “ndeshjes së zemrës” e cila luhet më 14 nëntor në Romë.

Protagoniste në këtë ndeshje do të jenë skuadrat e Romës dhe Lazios me pjesëmarrës në fushë shumë personazhe të shquar të artit e kulturës, përtej ish-sportistëve, që janë tifozë të tyre.

Në Vatikan ishte i pranishëm Kumbulla nga radhët e Romës, ndërsa si përfaqësues të Lazios ishin si Çiro Imobile, ashtu edhe presidenti Klaudio Lotito.

Image

“Ndeshja e zemrës” është një aktivitet i përvitshëm që organizohet për të mbledhur fonde të cilat më pas shkojnë për bamirësi të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco