Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Arkitekti i suksesit, kryesuesit e Bundesligës shpërblejnë trajnerin zviceran

Arkitekti i suksesit, kryesuesit e Bundesligës shpërblejnë trajnerin zviceran

15:52, 29/09/2022

Union Berlin siguroi në vitin 2019 ngjitjen në Bundesliga dhe prej atij momenti është prezantuar shumë mirë në elitën e futbollit gjerman, duke siguruar edhe kualifikime në Europë: fillimisht në Conference League dhe tani në Europa League.

Skuadra gjermane është forcuar shumë me kalimin e kohës, teksa këtë sezon po dhuron paraqitje fantastike në kampionatin gjerman, aty ku kryeson me 17 pikë pas javës së shtatë, duke iu dhuruar tifozëve një start ëndrrash.

Në pankinë qëndron Urs Fischer prej verës së vitit 2018. 56-vjeçari zviceran është arkitekti i surprizë së bukur Union Berlin. Drejtuesit janë të kënaqur me punën e tij dhe kanë vendosur ta shpërblejnë me rinovim kontrate.

Fischer ka firmosur kontratën e re me klubin nga Berlini. Kohëzgjatja e saj nuk bëhet e ditur, ndërkohë që Unioni kryesues rikthehet të shtunën në fushë, ditë kur do të sfidojë Eintracht Frankfurt në transfertë.

“Ajo që kemi përjetuar vitet e fundit ka qenë e pabesueshme dhe e vështirë për t’u përshkruar. Siç e kam theksuar shpesh, jam shumë i lumtur dhe puna me ekipin është shumë pozitive. Klubi bën të mundur ruajtjen e një marrëdhënieje të shkëlqyer njerëzore“, deklaroi tekniku helvet pas firmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco