Kylian Mbappe nuk e do Neymarin në skuadrën e PSG-së

Kylian Mbappe nuk e do Neymarin në skuadrën e PSG-së

14:43, 29/09/2022

Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe Neymar në Paris Saint-Germain ‘ka kaluar nga e ftohtë në polare’ këtë sezon në një kërcënim serioz për harmoninë e ekipit.

Mbappe thuhet se nuk e do fare brazilianin në krah, ndërsa 30-vjeçari Neymar ‘ka mbetur i habitur nga ndikimi që i është dhënë sulmuesit 23-vjeçar të Francës’.

"L’Equipe" raporton se marrëdhënia mes të dyve është përkeqësuar shumë që nga fillimi i sezonit.

Ata thonë se Mbappe nuk do të kishte kundërshtuar shitjen e Neymar, i cili ka qenë me kampionët francezë që nga viti 2017, gjatë verës, pasi këshilltari i ri i futbollit Luis Campos riformoi skuadrën.

Megjithatë, ai largim nuk ndodhi dhe Neymar është bindur se Mbappe ishte një forcë shtytëse në përpjekjen për të bindur drejtuesit për ta shitur atë.

Ndërsa dy lojtarët mund të buzëqeshin në publik për të pretenduar se gjithçka është në rregull dhe mund të festojnë golat së bashku , në prapaskenë marrëdhëniet janë shumë të ftohta.

 Pasi Brazili mundi Ganën në Le Havre, Neymar,u pyet për marrëdhëniet me Mbappe. Ai nuk u përgjigj, vetëm u largua nga zona e intervistës..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco