Josa: Ndaj Teutës dua pikët dhe jo lojën e bukur

Josa: Ndaj Teutës dua pikët dhe jo lojën e bukur

14:29, 29/09/2022

Vllaznia do të udhëtojë në Durrës për t’u përballur me Teutën ditën e nesërme, me sfidën që nis në orën  17:45, takim i vlefshëm për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.

Në prag të këtij takimi ka dalë në konferencën për shty edhe trajneri Mirel Josa, i cili ka analizuar duelin me djemtë e detit, të cilët i cilëson si një kundërshtarë të vështirë.

Ndër të tjera Josa është pyetur edhe për kualifikimin e skuadrës së vajzave në grupet e Champions League, ku sipas tij kjo është një arritje, por kurrsesi nuk mund të bëjmë krahasime.

Kupa? “Ne nuk mund të themi që nuk kemi vlerësuar ndeshjet e shkuara. Problemi i oshilacioneve është një problem që na preukupon shumë, duke futur dhe ndeshjen e kupës. Kishim probleme brenda për brenda lojës, pasi patën një gjysëm ore lojë që luajtëm shumë mirë. Patëm oshilacione dhe nuk realizuam golin e dytë.

Teuta? Janë ndeshje me ekipet që duan pikë. Nuk do të merrem me kundërshtarin dhe duhet të luajmë futboll dhe të marrim pikët, do shoh punën që do të bëjmë në fushën e lojës. Nuk ka kohë për të humbur sepse me ndeshje të veçanta kemi humbur shumë, dhe do të ishim më mirë në klasifikim. Do shohim të marrim pikët dhe jo të luajmë bukur, në ndeshje si kjo në Durrës duhet përqendrim i madh dhe do duhet të dalim me pikë. Duhet të bëjmë mirë si në sulm dhe në mbrojtje pasi kundërshtari do mundohet të na godasin.

Dëmtimet? Nuk i llogaris të dëmtuarit sepse çdo futbollist gjatë kampionatit do të dëmtohen e do të kemi mungesat tona, por lojtarë që janë në thirrje duhet të jenë gatshëm gjatë  90 minutëshit. Kemi rikthime por kemi dhe lojtarë që janë akoma jashtë si Latifi dhe Boshnjaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco