Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos: Shqiptarët që ikin

Presidenti i PSG-së i bën thirrje UEFA-s të hetojë Barcelonën: Nuk është e drejtë

Presidenti i PSG-së i bën thirrje UEFA-s të hetojë Barcelonën: Nuk është e drejtë

13:45, 29/09/2022

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi i ka bërë thirrje UEFA-s që të hetojë Barcelonën pasi ata kaluan pjesën më të madhe të verës duke shitur asetet e tyre.

Barcelona shkaktoi shumë bujë gjatë verës pasi kishte një shitje masive të aseteve të tyre të brendshme për të mbledhur para për lojtarë të rinj. Gjigantët spanjollë kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarë si Jules Kounde dhe Robert Lewandowski, por Al-Khelaifi nuk beson se ata e kanë bërë këtë në mënyrë të rregullt.

"A është e drejtë? Jo, nuk është e drejtë. A është e ligjshme? Nuk jam i sigurt. Nëse ju i lejoni ata, të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë. UEFA sigurisht që ka ligjet e veta financiare. Jam i sigurt se do të shikojnë gjithçka. Rregullat e reja të qëndrueshmërisë financiare janë një zhvillim pozitiv. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nivelet e rrezikshme të borxhit dhe marrëveshjet magjike të kapitalit nuk janë një rrugë e qëndrueshme", tha ai për Politico.

 

Al-Khelafi nuk është personi i parë dhe as i fundit që ngre pyetje në lidhje me strategjinë financiare të Barcelonës. Megjithatë, deri më tani asnjë rregull nuk është shkelur dhe ato kanë funksionuar brenda ligjit, përfshirë atë veçanërisht të rreptë të vendosur nga La Liga.

Pasi ka shitur shumë asete në merkato, është e rëndësishme për Barcelonën që Xavi të ketë sukses shpejt në rolin e tij si trajner. Nëse arrin të fitojë trofe të mëdhenj, atëherë vendimet e drejtuesve të klubit do të jenë disi të justifikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco