Sinjali për Nagelsmann dhe tifozët bavarezë, presidenti karikon Bayernin

Sinjali për Nagelsmann dhe tifozët bavarezë, presidenti karikon Bayernin

13:25, 29/09/2022

Nuk ndodh shpesh që Bayern Munchen të regjistrojë katër ndeshje radhazi pa fitore në Bundesliga. Kampionët në fuqi nuk e kanë nisur mirë sezonin 2022/2023 në kampionat, aty ku renditen për momentin në vend të pestë më vetëm 3 fitore në 7 javët e para.

Të premten zhvillohet takimi shtëpiak ndaj Bayer Leverkusen (20:30), përballje që transmetohet në SuperSport 2. Djemtë e Julian Nagelsmann duhet të rikthehen te fitorja, ndërkohë që presidenti i klubit bavarez, Herbert Hainer, ka komentuar situatën e trajnerit 35-vjeçar.

“Ne jemi absolutisht të bindur për Nagelsmann, me të cilin do të festojmë shumë suksese të tjera. Të gjithë e dinë se ka ardhur momenti t’i japim gaz fort. Të premten do të shihni një tjetër Bayern, një ekip fitues”, deklaroi kreu i rekordmenëve të futbollit gjerman.

Tifozët presin rikthimin te suksesi në kampionat, ndërkohë që Bayerni ka bërë shumë mirë në Champions League, aty ku kryeson grupin C me 6 pikë të plota pas triumfeve me Interin dhe Barcelonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco