Cassano sërish kundër Ronaldos: Ka ardhur momenti të tërhiqet

Cassano sërish kundër Ronaldos: Ka ardhur momenti të tërhiqet

13:16, 27/09/2022

Antonio Cassano nuk është nga ata personazhe që përdorin filtra.

Ish-futbollisti është njohur gjithnjë për mënyrën e drejtpërdrejt në të folur dhe madje këtë e bën rregullisht çdo javë me anë të një komunikimi në rrjetet sociale me Bobo Vierin.

Së fundmi, Cassano është pyetur sërish rreth Cristiano Ronaldos ndërsa nuk është përmbajtur duke theksuar se ylli portugez duhet të tërhiqet pasi nuk ka më çfarë të japë.

“Ronaldo ka frikë të tërhiqet, në fakt bëhet fjalë për frikën që kanë të gjithë fenomenët. Ka fituar gjithçka në karrierën e tij, gjithashtu ka fituar edhe shumë para, ka qenë një fenomen padyshim. Por boll më, tashmë është kthyer në një lojtar stoli. Duhet të tërhiqet”, tha Cassano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco