Pique dhe Shakira ndjekin ndeshjen e bejsbollit të djalit të tyre, dyshja mban distancë pas ndarjes së hidhur

Pique dhe Shakira ndjekin ndeshjen e bejsbollit të djalit të tyre, dyshja mban distancë pas ndarjes së hidhur

12:52, 27/09/2022

Gerard Pique dhe Shakira janë parë këtë fundjavë në të njëjtën vend, duke ndjekur një ndeshje bejsbolli, në të cilën luante djali i tyre i madh, Milan Pique (9 vjeç). Mirëpo, dyshja në asnjë moment nuk kanë patur kontakt mes tyre, madje as nuk e kanë parë njëri-tjetrin.

Këngëtarja dhe futbollisti,  u ulën mjaft larg nga njëri-tjetri, pothuajse në anët e kundërta të tribunës.

Gjatë gjithë ndeshjes ata qëndruar të veçuar, pa asnjë lloj afrimi, derisa në fund të lojës të dy iu afruan djalit të tyre, edhe pse sërish me një distancë të caktuar.

Shakira ka lënë një mesazh që tregon inatin dhe tensionin që ekziston me ish-partnerin. Konkretisht, në pjesën e pasme të xhaketës së veshur nga këngëtarja lexohej “Keep back” (Qëndro larg), të cilën shumë e interpretuan si një paralajmërim për ish-partnerin e saj se nuk kishte asnjë interes për të vazhduar sërish lidhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco