Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Armando Sadiku në superformë, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Spanjë

VIDEO/ Armando Sadiku në superformë, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Spanjë

11:25, 27/09/2022

Armando Sadiku po shkëlqen me fanellën e Kartagjenës në Ligën e dytë spanjolle.

Sulmuesi shqiptar arriti të realizonte golin e tretë në kampionat, teksa tundi rrjetën e Alavesit në minutën e 2-të të shtesës së pjesës së parë. Kartagjena fiton të drejtën e një penalltie dhe pranë 11 metrave u afrua pikërisht Sadiku.

Ky i fundit tregohet i saktë përpara portës dhe mposht portierin kundërshtar për ta dërguar skuadrën në epërsi në dhomat e zhveshjes. Por me fillimin e pjesës së dytë Alaves është kundërpërgjigjur me Miguel de la Fuenten, i cili barazon rezultatin në minutën e 47. Përballja ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1, me ekipet që ndahen kështu me nga një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco