Pritet të nënshkruaj me Barcelonën, lojtari i Real Madrid zbulohet se është një fans i madh i klubit katalan

Pritet të nënshkruaj me Barcelonën, lojtari i Real Madrid zbulohet se është një fans i madh i klubit katalan

11:05, 27/09/2022

Transferimi i një lojtari nga Real Madrid te Barcelona nuk ka shumë kohë që ka ndodhur dhe këtë skenar duhet ta shohim në të ardhmen e afërt.

Sipas mediave spanjolle, ylli i Realit, Marco Asensio, ka vendosur për kalimin te Barcelona.

Mediat spanjolle prej ditësh po zhurmojnë për këtë transferim dhe radio e respektuar Katalunja ka bërë të ditur mbrëmë lajmin se 26-vjeçari Asensio ka nënshkruar kontratën paraprake me Barcelonën.

Përfaqësuesi spanjoll ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit, çka do të thotë se më 1 janar do të mund të nënshkruajë kontratë me klubin ku do të vazhdojë karrierën më 1 korrik.

Në fillim të muajit, Asensio tha në një intervistë se “nuk mund të pretendojë se nuk do të luante për Barcelonën”, gjë që intrigoi më tej publikun spanjoll.

Por ajo që është edhe më interesante është se Asensio është një tifoz i madh i Barcelonës edhe pse mundohet ta fshehë.

Megjithatë, së fundmi janë gjetur tweetet e tij të viti 2011 kur festonte titullin e Barcelonës.

Në atë kohë ai ishte pjesë e akademisë së Majorkës, nga e cila u transferua te Reali në vitin 2015.

Që atëherë, Asensio ka zhvilluar 239 paraqitje me fanellën e Klubit Mbretëror, me të cilët ka shënuar 50 herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco