Shqipëria sfidon Islandën në 'Air Albania', Reja bën 5 ndryshime në formacionin e kuqezinjve

Shqipëria sfidon Islandën në 'Air Albania', Reja bën 5 ndryshime në formacionin e kuqezinjve

09:09, 27/09/2022

Shqipëria do të luaj ditën e sotme ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë Islandën në “Air Albania”, nja ndeshje e cila më shumë shpërben për statistikë, pasi shanset për të kapur vendin e parë janë shuar pas humbjes 2-1 me Izraelin.

Trajneri Edi Reja ka pasur në dispozicion vetëm dy ditë kohë për të përgatitur këtë takim dhe në krahasim me sfidën ndaj Izraelit, ndryshimet janë të mëdha, jo vetëm në emra apo pozicione, por gjithashtu sa i përket variantit taktik.

Shqipëria do ta nisë me skemën 3-5-2, ku risia në qendër të mbrojtjes është Klaus Gjasula, i cili për herë të parë luajti në këtë pozicion me fanellën kuqezi në pjesën e dytë të ndeshjes në Izrael.

Por cilat janë pesë ndryshimet nga Izraeli tek Islanda?

Arlind Ajeti, i rikthyer si titullar në Kombëtare, do të mungojë sot për shkak se ka pasur probleme shëndetësore në dy ditët e fundit. Reja ka provuar në stërvitje një formacion pa Hysajn dhe Brojën, por gjithashtu ka ulur në stol edhe Asllanin e Laçin.

Kësisoj, vendin e këtyre pesë lojtarëve do ta marrin në formacionin kuqezi ndaj Islandës Veseli në mbrojtje, Ramadani, Bajrami dhe Lenjani në mesfushë, si dhe Uzuni në sulm.

Shqipëria 3-5-2: Strakosha; Ismajli, Gjasula, Veseli; Balliu, Abrashi, Ramadani, Bajrami, Lenjani; Uzuni, Cikalleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Te iki Reja Bushi me shoqe 27/09/2022 10:31

Mos na e lini jashte Asllanin more se na fiku, jo per gje po nuk kane cfare te shkruajne mediat dhe nuk ka i gjuan goditjet standarte. I ri po, por e ngritur ne qiell. Ai nuk duhet te jete ne start. Me interin ne stol, perse ne kombrtare fillon. Mos se harrova Tocin we do e sillnit ne kombetare. Te korruptuar dhe arrigante. Pyete Bulku. Per vendosjen ne fushe do e shikoni. Pyete per telentin ne Angli e di Reja, pra Ducja

Shto koment

Denonco