Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Italia kaloi në 'Final Four', Mancini: Bravo lojtarëve, por dhjetori nuk shtyhet në shtëpi!

Italia kaloi në 'Final Four', Mancini: Bravo lojtarëve, por dhjetori nuk shtyhet në shtëpi!

08:49, 27/09/2022

Roberto Mancini buzëqesh përgjysmë pas vërshëllimës finale në Hungari. Edhe pse kombëtarja e tij mposhti kryesuesit dhe mbylli grupin e para, sërish dhimbja që ka lënë moskualifikimi në Botëror është ende shumë e madhe.

“Për 70 minuta bëmë vërtet një ndeshje shumë të mirë, por 20 minutat e fundit nuk më pëlqyen aspak. Jam i kënaqur, por në fundin e sfidës nuk mund t’i lejojmë vetes që të shtypemi në atë mënyrë. Ajo është pjesa ku merret loja në dorë, teksa je në kryesim 2-0, por do të kemi kohë që të flasim.

E rëndësishme është që jemi pjesë e finaleve të Ligës së Kombeve, ndonëse edhe kjo arritje është e vështirë që të më gëzojë. Kemi ringritur në këmbë skuadrën, grupin, dhe ky po që është një motiv për të qenë të ekzaltuar, pas një zhgënjimi tronditës, por ka ende shumë punë për të bërë.

Nuk e di, por do ta kem të vështirë që ta shtyj muajin dhjetor në shtëpi. Deri në përfundim të Botërorit nuk e di se çfarë do të mund të ndiej dhe të përjetoj, por pas tij ndoshta qetësohem”.

Image

Ndërkohë, lidhur me modulin e ri dhe individët, trajneri i Italisë nënvizon:

“Vendosa të kaloj te 3-5-2, pasi kjo skemë ka nisur që të shndërrohet në një modë tashmë në Serinë A dhe shumë lojtarë e interpretojnë përmendësh atë, ndonëse me lëvizje të ndryshme nga këtu.

Gjithsesi, për mua, të pasurit sisteme të ndryshme loje më pëlqen, sepse kjo do të thotë se mund të ndryshojmë shumë gjatë takimeve dhe të kemi një armë rezervë, por diferencën në fund e bëjnë gjithmonë lojtarët.

Një lojtar që bën diferencën tek Italia? Donnarumma! Duket qartë se tashmë që ka nisur të luajë titullar ka rigjetur qetësinë te PSG-ja dhe të gjithë e pamë se çfarë është i aftë të bëjë. Të kesh një portier të tillë të lehtëson shumë gjëra”, përfundoi “Mancini”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco