Sonte Kosovë - Qipro, ‘Dardanët’ synojnë fitore në sfidën jetike

Sonte Kosovë - Qipro, ‘Dardanët’ synojnë fitore në sfidën jetike

07:11, 27/09/2022

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ ballafaqohen me Qipron, në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve. ‘Dardanët’ pas disfatës ndaj Irlandës së Veriut, kundër Qipros luajnë sfidën jetike për të siguruar pozitën e dytë në Ligën C.

‘Tempulli’ i kryeqytetit pritet të jetë i stërmbushur në përkrahje të djemve të Kosovës të cilët në duel me qipriotët opsion të vetëm kanë fitoren, njofton RTK.

Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Alain Griesse pavarësisht mungesave të mundshme siç janë Muric dhe Rrahmani, megjithatë, ai kërkon fitore.

“Synimi ynë është fitorja. Portieri Arijanet Muric e ka lënduar nyjën e këmbës në Belfast dhe nuk jam i sigurt nëse do të jetë i gatshëm për lojë. Po ashtu, në dyshim mbetet edhe Amir Rrahmani edhe pse ai është përmirësuar dukshëm”, ka theksuar Giresse.

Ndeshja Kosovë - Qipro nis në orën 20:45.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco