Italia fiton dhe kalon në 'Final Four', Anglia dhe Gjermania dhurojnë spektakël në 'Wembley'

Italia fiton dhe kalon në 'Final Four', Anglia dhe Gjermania dhurojnë spektakël në 'Wembley'

22:45, 26/09/2022

Italia ka arritur të fitojë pastër me rezultatin 0-2 përballë Hungarisë në shtëpinë e këtyre të fundit dhe duke i marrë po ashtu edhe vendin e parë në klasifikim.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27 nga Raspadori që do ishte edhe goli i vetëm i 45 mintave të para.

Në pjesën e dytë, Italia do të arrinte të dyfishonte rezultatin me Dimarcon në minutën e 52.

Minutat e mbetura do të administroheshin mirë nga “azurrët” që sigurojnë kështu kreun e grupit dhe kalojnë “final four”.

Anglia dhe Gjermania kanë dhuruar spektakël në 'Wembley', në ndeshjen që vlente vetëm për prestigj.

Pjesa e para do të mbyllej në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan.

Në pjesën e dytë u shënuan plot gjashtë gola, nga 3 për secilën skuadër.

Ishte Gjermania ajo që do ta kalonte e para në avantazh me Gundogan në minutën e 52, madje do të dyfishonte rezultatin në minutën e 67 me gol fantastik të Havartz.

Anglia “zgjohet” pas golit të dytë të “panzerave” dhe bën një përmbysje të çmendur, Shaq në minutën e 72 dhe Mount në të 75, do të shënonin dy herë për të barazuar, ndërsa në minutën e 83 kapiteni Kane përmbys gjithçka.

Nuk ishte thënë të mbyllej me aq, Havertz shënon sërish në minutën e 87 dhe barazon sërish shifrat.

Një ndeshje e cila dhuroi mjaft spektakël, por pa fitues.

Rezultatet e ndeshjeve

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco