Zhbllokohet rezultati, Gjermania ndëshkon Anglinë

Zhbllokohet rezultati, Gjermania ndëshkon Anglinë

22:04, 26/09/2022

Ndeshjet e sotme të Ligës së Kombeve kanë në Ligën A përballje shumë interesante pasi në fushë është “grupi i ferrit”.

Anglia, e cila ka prerë biletën dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën B, po përballet me Gjermaninë në një sfidë për prestigj, pasi asnjë prej këtyre skuadrave nuk mund të arrijë në katërshen finale për trofeun.

Pjesa e parë e kësaj sfide përfundoi me rezultatin 0:0, edhe pse te dyja skuadrat tentuan disa herë të shënonin.

Ndërkohë, në filim të pjesës së dytë, më anë të një penalltie kalojnë në avantazh gjermanët.

Një goditje e mrekullueshme nga Ilkay Gundogan Gjermani në të djathtë të rrjetës, nuk i jep asnjë shans portierit Nick Pope të presë topin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco