Liga e Kombeve/ Portugalia dhuron spektakël, Spanja shtanget nga Zvicra

Liga e Kombeve/ Portugalia dhuron spektakël, Spanja shtanget nga Zvicra

22:53, 24/09/2022

Portugalia ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-4 në transfertën ndaj Republikës Çeke, një sfidë ku protagonist ishte mbrojtësi anësor i Manchester United, Diogo Dalot, i cili shënoi dy herë, ndërsa dërguan topin në rrjetë edhe një tjetër “djall i kuq”, Bruno Fernandes, si dhe sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota.

Sfida u dominua nga luzitanët, që zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, ndërsa vendasit patën mundësi të rihapin takimin me Schick, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Portugalia u ngjit në krye të grupit me 8 pikë, duke përfituar nga distata me Spanjën dhe ndeshja e ardhshme, do të jetë një derbi iberik për kreun e grupit dhe do të zhvillohet pikërisht në Lisbonë.

Spanja u befasua në shtëpi nga Zvicra, pasi u mposht me rezultatin 1-2, në një ndeshje ku shënuan Akanji dhe Embolo për helvetët, ndërsa për “furia roja” barazoi përkohësisht Jordi Alba. Tani skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është e dënuar të fitojë në Portugali, për të marrë vendin e parë në grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco