Giresse: Nuk e meritonim humbjen, dy janë shkaqet e këtij rezultati

Giresse: Nuk e meritonim humbjen, dy janë shkaqet e këtij rezultati

20:45, 24/09/2022

Kosova krijoi shumë, kaloi në avantazh, por doli pa pikë nga transferta ndaj Irlandës së Veriut në Nations League. Trajneri francez i Dardanëve, Alain Giresse komentoi humbjen 2-1, ku ndër të tjera tha:

Rezultati është ky, e pamë lojën. Nuk e meritonim humbjen duke para parasysh lojën tonë, por ky është futbolli. Ndeshja ndahet në dy pjesë. Të parën e menaxhuam shumë mirë. Në pjesën e dytë patë një reagim nga Irlanda e Veriut.

Më vjen keq për rastet e shumta që nuk i konkretizuam. Është pjesa teknike dhe mosreagimi i mirë pas atyre rasteve të humbura. Nuk i shfrytëzuam rastet, prandaj jemi në këtë situatë që jemi.

Celina? Ai është ndërtues i lojës, ka rolin t’i japë ritëm lojës. Celina ia doli shumë mirë. Zëvendësimet e vonuara të Zenelit dhe Bytyqit? Jo medoemos, pasi edhe lojtarët e tjerë luajtën mirë. Ishim të lodhur në fundin e lojës, një gjë e tillë solli humbjen.

Kur flasim për golat që pësojmë, gjithmonë ka punë për të bërë. Nuk flas vetëm për golat që pësuam sot. Padyshim duhet bërë punë në aspektin mbrojtës, por duhet t’i keni parasysh edhe mungesat që patëm për shkak të dëmtimeve”, deklaroi Giressenë për SuperSport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco