Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Formacione zyrtare/ Reja ndryshon skemën para 'finales', ja si rreshtohet Shqipëria përballë Izraelit

Formacione zyrtare/ Reja ndryshon skemën para 'finales', ja si rreshtohet Shqipëria përballë Izraelit

19:28, 24/09/2022

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme “finalen” e parakohshme të Ligës së Kombeve, pasi një fitore e bën pretendenten kryesore për vendin e parë në grup dhe çdo rezultat tjetër ia “vret” shpresat për këtë objektiv.

Edi Reja ka ndryshuar skemën në prag të këtij takimi, duke zgjedhur të luajë me një 4-3-1-2, teksa në majë të sulmit i ka besuar dyshes Cikalleshi-Broja, të mbështetur nga Kristjan Asllani pas shpine.

Në portë është Strakosha i përzgjedhuri, ndërsa në mbrojtje, Ajeti luan në krah të Ismajlit në qendër, me Hysajn e Balliun nga krahët. Sa i përket mesfushës, konfirmohet Gjasula e Abrashi, të cilët do të kenë në krah edhe Qazim Laçin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco