Sherre dhe racizëm/ UEFA gjobit Juventusin dhe dënon klubet gjermane

Sherre dhe racizëm/ UEFA gjobit Juventusin dhe dënon klubet gjermane

18:45, 24/09/2022

Korce raciste dhe sherre e përplasje mes tifozërive, kanë ndodhur në kompeticionet europiane. UEFA ka marrë vendime në lidhjet me ngjarjet e pakëndshme në Champions League, Europa League dhe Conference League.

Klubi i Juventusit është gjobitur me 15 mijë euro për shkak të koreve raciste të tifozëve bardhezi në transfertën franceze ndaj PSG-së (6 shtator), aty ku nuk munguan ofendimet ndaj tifozëve të Napolit dhe përshëndetjet fashiste.

Ndërkohë, një sektor i ultrasve bardhezi (1 mijë vende) është mbyllur për takimin e ardhshëm europian, teksa nuk do të lejohet udhëtimi i tifozëve të Juventusit në transfertën e radhës kundër Maccabi Haifa.

Gjoba, mbyllje sektorësh dhe ndalim i udhëtimit në transfertë edhe për tifozët e Marseille, Nice, Eintracht Frankfurt dhe Koln. Marseille do të luajë me dyer të mbyllura sfidën shtëpiake në Champions ndaj Sportingut të Lisbonës. Ultrasit e Marseille nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Londrës për duelin ndaj Tottenhamit.

Edhe Nice do të luajë me dyer të mbyllura takimin shtëpiak me çekët e Slovacko në Conference League, teksa një javë më parë tifozët nuk do lejohen të udhëtojnë drejt transfertë çeke.

Eintracht Frankfurt është gjobitur me 45 mijë euro për shkak të trazirave në Francë ndaj Marseille. Ultrasit gjermanë nuk do mund të jenë të pranishëm në transfertën ndaj Tottenhamit (12 tetor).

100 mijë euro gjobë edhe për Koln, me tifozët e klubit gjerman që nuk do lejohen të marrin pjesë në dy transfertat e ardhshme në Conference League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco