Formacione zyrtare/ Irlanda e Veriut-Kosova, ‘Dardanët’ synojnë fitoren në ‘Windsor Park’

Formacione zyrtare/ Irlanda e Veriut-Kosova, ‘Dardanët’ synojnë fitoren në ‘Windsor Park’

17:09, 24/09/2022

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C dhe do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

Kosova do të synojë sërish fitoren ndaj irlandezëve. Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, u mbyllur me rezultatin 3:2.

Greqia e ka siguruar vendin e parë në këtë grup, teksa Kosova synon ta mbajë vendin e dytë, aty ku pozicionohet momentalisht me 6 pikë.

Ndërkohë, Irlanda e Veriut është e treta në grup me 2 pikë.

Formacionet 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco