Prokuroria e Madridit hap procedim pas thirrjeve raciste kundër Vinicius

Prokuroria e Madridit hap procedim pas thirrjeve raciste kundër Vinicius

15:37, 24/09/2022

Fundjavën e kaluar derbi i Madridit ndërmjet Realit dhe Atletico-s ofroi një spektakël të trishtë në tribuna. Koret raciste u dëgjuan veçanërisht nga mbështetësit e Colchoneros para dhe gjatë ndeshjes. Ofendime të dhe të turpshme drejtuar yllit brazilian Vinicius Junior. Që atëherë polemikat kanë bërë xhiron e botës dhe gjykatat spanjolle do të kujdesen për këtë çështje.

Në të vërtetë, sipas informacioneve nga “Cope”, zyra e prokurorit publik të Madridit ka hapur procedim për thirrjet raciste të dëgjuara në stadiumin “Metropolitano”. Në veçanti, policisë i është kërkuar të identifikojë ata që kanë ofenduar lojtarin në fjalë. Policia duhet të informojë më pas zyrën e prokurorit publik të Madridit nëse personat janë të lidhur me grupe të dhunshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco